Dellçevë, 24 tetor – Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Delleçvë sot ua ndau vërtetimet kryetarit të ri të komunës Goran Trajkovski dhe anëtarëve të rinj të Këshillit të komunës. Kryetari i i KKZ Delleçvë, Vlladimir Petrevski ia uroi zgjedhjen këshilltarëve dhe kryetarit të komunës Trajkovski dhe potencoi se zgjedhjet në Dellçevë kanë qenë korrekte dhe demokratike. “Zgjedhjet në Dellçevë ishin korrekte dhe demokratike me probleme të vogla teknike të cilët ne si KKZ arritëm në kohë t’i mënjanojmë”, tha Petrevski dhe u dëshiroi punë të suksesshme. Për kryetarin e komunës Trajkovski, mandati katërvjeçar është sfidë që Dellçevë të bëhet vend më i bukur për të jetuar, pa ndarje të qytetarëve dhe me Këshill komunal konstruktiv. “Pres bashkëpunim konstruktiv me këshillin e ri dhe të investojmë të gjithë së bashku, kapacitetet dhe inteligjencën tonë ta arsyetojmë me besim të madh nga qytetarët, t’i realizojmë projektet e dhëna në programin tonë zgjedhor me qëllim që Dellçevën ta bëjmë vend më të bukur për të jetuar dhe ta ndërtojmë komunën në servis të vërtetë të qytetarëve”, tha Trajkovski. Pas tetë viteve social-demokratët e Dellçevës e kanë shumicën e Këshillit, gjegjësisht tetë këshilltarë për LSDM-në dhe koalicionin dhe shtatë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin. Pranim-dorëzimi i funksionit midis ish-kryetarit të komunës Darko Shehtanski dhe kryetarit të ri të komunës Goran Trajkovski është paralajmëruar për nesër.