Shkup, 29 shtator – Këshilli për etikë në mediat të premten ka shpallur shpërblimet nga konkursi për storje më të mirë gazetareske nga fusha e jetës socialo-shoqërore, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimit të drejtave të grupeve sociale të pa mbrojtura dhe grupet e margjinalizuara. Sipas vendimit të njëzëshëm të Komisionit treanëtarësh, vendin e parë e ka fituar storja nga gazetarja Irena Mullaçka nga Fokus, për skandalin në Gjinekologjinë në Shku, ose pas vdekjes së 80 foshnjave të sapolindura. Storja e cila zuri vendin e dytë të konkursit të sivjetshëm të KEMM është ajo e gazetarit Nikola Zdravkoviq, për storen me titull “Tragjedi familjare e la pa copë buke Gordana Slavkoviq”, e publikuar në emisionin 360 shkallë, në televizionin Alsat-M. në ndërkohë, vendin e tretë e kanë ndarë dy produkte gazetareske, e para i takon gazetares Mirjana Mirçevska-Jovanoviq për serialin storje për “Ivani i vogël dhe gjyshja e tij”, e transmetuar në televizionin Kanal 5, si dhe storja e gazetarit Marjan Nikolovski për raportin “A munden bashkësitë fetare ti heqin të gjitha barrierat për lutje të pa ndërprera”, e transmetuar në televizionin Sitel, në emisionin “Në anë të njejtë”. Përveç shpërblimeve për storje më të mirë, Komisioni ka vendosur të jep edhe dy falënderime. Në rastin e pare për storjen gazetareske të autores Maja Ravanska për tekstin me titull “Stiv Hoking-u maqedonas i ngulfatur në unazat e shoqërisë jo inkluzive”, e shpallur në gazetën “Fytyrë përballë fytyrës”, si dhe për storjen televizive “Të shikojnë ata që duhet të shikojnë” e autorit Zoran Jovanovski, nga projekti 360 shkallë të Alsat-M televizionit. “Shpërblimet e sotshme janë dëshmi për profesionalizmin e autorëve. Shumë shpesh e kemi cekur rëndësinë e gazetarisë profesionale, për rolin e mediave në publikimin e informative objektive, për nevojën e përmirësimit të kushteve të punës të gazetarëve si dhe për vetë-rregullimin në kalimin e sfidave etike. Të gjitha këto pyetje janë aktuale sot e kësaj dite”, tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në fjalimin e tij. Shpërblimet këtë vit janë siguruar me përkrahje financiare nga UNESKO dhe BE si pjesë e projektit “Ndërtim të besimit në mediat në Evropën Juglindore dhe Turqinë”.