Binjaket siameze të bashkuara në kokë u ndanë nga njëra-tjetra me një operacion në SHBA, i cili zgjati 11 orë. Kirurgu i spitalit të Fëmijëve në qytetin e Filadelfisë, Dr. Jesse Taylor, bëri të ditur se operacioni i motrave 10 muajshe Erin dhe Abby Delaney ishte i suksesshëm dhe që fëmijët po mbahen në kujdesin intensiv. “Ndarja e binjakeve siameze është një proces kirurgjik mjaft i ndërlikuar. Edhe procesi i shërimit pas operacionit është i gjatë. Operacioni i motrave Delaney ishte tejet i suksesshëm”, tha Taylor.