Shkup, 16 nëntor – Gazetari i gazetës Koha nga Maqedonia, Omer Xhaferi është fitues i çmimit “Vangjush Gambeta” për vitin 2018. I njëjti çmim “Vangjush Gambeta” shkoi edhe për gazetaren Dorina Azoi, për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Shqipëri e Maqedoni. Ceremonia u organizua sot në Hotel Tirana, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta si edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci. Dy gazetaret e News24, Klodiana Lala dhe Erjola Jata janë nderuar me çmime nga Unioni i Gazetarëve. Çmimi “ Reporteri i Vitit 2018” shkoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala për punën dhe këmbënguljen profesionale në raportimet e saj.
“Raportimi më i mirë i Vitit 2018” këtë vit shkoi për gazetaren Anila Hoxha, e cila sikundër thuhet në certifikatën e çmimit, spikat përmes raportimeve kurajoze.
Për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në median audio vizive në Shqipëri, gazetarja e News24, Erjola Jata u nderua me çmimin “Vangjush Gambeta” .