Kumanovë, 18 prill – Forumi Rinor Islam, dega në Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në kuadër aktivitetit humanitarë “Shporta e Ramzanit”, kanë shpërndarë 150 pako me produkte ushqimore e higjienike për skamnorët në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. “Shporta e Ramazanit”, realizohet përmes donacioneve nga qytetarët të cilët edhe këtë vit nuk po ngurojnë që me ndihmën e tyre finaciare po gëzojnë familjet të cilat kanë nevojë për produktet bazë për mbijetesë.
“Qytetarët e Kumanovës dhe komunës së Likovës edhe këtë herë e treguan shpirtin e tyre bujarë të cilët janë duke donuar ditë e më shumë shporta dhe pako me ndihma, të cilat kapin vlerën prej 1.200 danrë, këtë vit sikurse vitin e kaluar ekzistonë mundësia që të donohet edhe përmes formës online “launchgood”, Zoti ju shpërbleftë për gjithë kontributin tuaj dhe bëmirësin tuaj”, tha Zeqir Esati nga Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë.
Nga këto shoqata simotra, apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të ndajnë nga buxheti i tyre me qëllim që familjeve në nevojë t’ua lehtësojnë këto ditë të vështira ekonomike e sociale.
“Apeli ynë është që të na mbështetin edhe më shumë gjatë këtij aktiviteti, normalisht kërkojmë mbështetje edhe nga mërgata e cila asnjëher nuk na ka harruar dhe nuk na ka anshkaluar por që na kanë mbështetur gjithmonë”, – tha mes tjerash Esati.
Ndryshe ky aktivitet realizohet tash e 14 vite dhe tashmë është tradicional dhe zgjatë gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit , përpos që realizohet gjatë këtij muaji, i njejti me sukses u realizua edhe vitin e kaluar kur edhe filloi kriza me Pandeminë e Korona Virusit.