NBA shmang humbjet e mëdha

17

NBA e mbylli sezonin me një grumbullim 100 ditor, duke zhvilluar ndeshjet në strukturat e Disneyworld. Kjo zgjidhje e kushtëzuar nga pandemia e Covid-19 shmangu humbje më të mëdha.

Nga 2.5 miliardë dollarë që do të kishin qenë dëmet ekonomike për ekipet janë 1 miliardë. Kjo ka të bëjë në pjesën më të madhe me mungesën e biletave të shitura dhe të ardhurat në ditën e ndeshjeve, pasi në total u anuluan 258 sfida të sezonit të rregullt.

Shpenzimet u rritën edhe me shfrytëzimin e struktura në Disneyworld që shkuan në 180 milionë dollarë në total. Një ndihmë për të ulur humbjet ishin edhe 60 mijë tifozët, të cilët paguan për t’u shfaqur në ekranët e vendosur përqark fushës dhe marrëveshjet për të drejtën televizive.