Pas 7 fitoresh radhazi Boston Celtics dorëzohet në transfertën e Toyota Center ndaj Houston Rockets. Skuadra teksane u rikthye te fitorja falë suksesit 106-105 në një ndeshje të luajtur më mirë nga Houston që e dominoi takimin dhe në fund regjistroi suksesin e 34-t sezonal. James Harden me 42 pikë 8 rebound dhe 7 asiste dhe Russell Westbrook me 36 pikë, 10 rikuperime poshtë tabelës dhe 5 asiste ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Rockets. Boston Celtics në krahun tjetër pësoi humbjen e 16-të sezonale. Pas një ecurie negative prej 5 humbjesh rresht, San Antonio Spurs u rikthye te fitorja në Nba pasi triumfoi në Chesapeake Energy Arena ndaj Oklahoma City Thunder.
Një sukses 114-106 në transfertë për skuadrën nga Teksasi që iu fal lojës së mirë të Aldrige dhe Murray që sëbashku realizuan 50 pikë ndërsa LaMarcus Aldridge spikati edhe me 14 rebound. Te Oklahoma 31 pikët e Chris Paul ishin të pamjaftueshme për të evituar humbjen e City Thunder që pësoi humbjen e 22-të në 54 ndeshje. Vazhdon ulje-ngritjet Los Angeles Clippers që u mposht në transfertën e Wells Fargo Center nga Philadelphia 76ers me shifrat 110-103. Kawhi Leonard kontribuoi me 30 pikë 4 rebound dhe 9 asiste por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Regjistroi suksesin e 3-të rresht ndërkohë New Orleans Pelicans që mposhti me shifrat 138-117 Portland Trail Blazzers. Williamson me 31 pikë ishte heroi i padisktueshëm i Pelicans që tashmë ka rritur shanset për të kapur fazën play-off.