Mirë se vini në të ardhmen. Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Los Anxhelos, kompania “Nike” ka prezantuar fanellat e reja të skuadrave të NBA-së, të cilat do t’i veshin në sezonin e ri sportiv 2017-2018. Një bashkëpunim ky mes “Nike” dhe NBA me vlerën e 1 miliardë dollarëve për 8 sezonet në vazhdim. Të pranishëm në këtë ceremony të prezantimit të fanellave të reja kanë qenë 30 lojtarë, nga një për çdo skuadër që luan në NBA, në një festë “hollyvudiane”.
30 lojtarët kanë prezantuar fanellat e skuadrave të tyre, ku mes tyre spikaske fanella e zezë e ekipit kampion të Golden State Warriors, që përfaqësohej nga ylli Kevin Durant. Fanella më ngjyrë të zezë, sipas traditës, edhe për Chicago e Boston, ndërsa Minnesota ka zgjedhur një ngjyrë jeshile. Ekipi i Oklahomës kishte një fanellë ngjyrë blu “elektrike”, që mbahej e veshur nga një tjetër yll i NBA-së, si Paul George, ndërsa ekipi i Utah Jazz kishte një fanellë të gjithë ngjyrë ari.
Një risi është edhe një “chip” që kanë fanellat, që do t’u japin mundësi fansave të kuptojnë, ndjejnë dhe dëgjojnë atë që bëjnë lojtarët, përmes një “app” të personalizuar. Këto inovacione e bëjnë padyshim NBA-në një Ligë të avancuar, që zgjedh gjërat e reja për të qenë sa më pranë fansave, duke e bërë basketbollin amerikan një ndër më të ndjekurit në botë.