Philadelphia fitoi 123-117 ndaj Brooklyn, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese të renditjes në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje e ekuilibruar mes dy ekipeve, ku diferencën në parket e bëri Joel Embiid. Ai realizoi 39 pikë e 13 rebound, mbështetur nga Harris me 26 pikë.
Në kahun tjetër, Irving realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërkohë që nuk luajtën Harden e Durant.
Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi 130-105 Minnesota, ndeshje ku u dallua Middleton me 27 pikë. Në sekondat e fundit fitoi Clippers, që mposhti 100-98 Detroit, me Jackson autor i 29 pikëve për miqtë.
Vijon të shkëlqejë Stephen Curry, që realizoi 42 pikë në fitoren 147-109 të Golden State ndaj Oklahoma. Fiton edhe Denver, 123-116 ndaj Miami, me Porter autor i 25 pikëve dhe 10 rebound.
NBA – Rezultatet
Minnesota – Milwaukee, 105-130
Charlotte – Cleveland, 90-103
Philadelphia – Brooklyn, 123-117
Toronto – San Antonio, 117-112
Chicago – Orlando, 106-115
Detroit – Clippers, 98-100
New Orleans – New York, 106-116
Houston – Indiana, 124-132
Oklahoma – Golden State, 109-147
Memphis – Dallas, 113-114
Denver – Miami, 123-106
Sacramento – Washington, 111-123