Dikur ishin hotelet e preferuara për skuadrat e NBA-së, por pas përplasjes që ato patën me presidentin e Amerikës, Donald Tramp, ekipet nisën një e nga një të mos akomodohen më në hotelet në pronësi të numrit 1 të botës. Sezonin e kaluar, plot 12 skuadra kanë frekuentuar rregullisht hotelet e Tramp në qytete të ndryshme të Amerikës, ku akomodoheshin gjatë kohës që lëviznin, por këtë vit gjërat janë ndryshe.
Thuajse të gjitha ekipet kanë vendosur të ndryshojnë hotel, duke gjetur një strehë të re gjatë kohës që lëvizin nga një shtet në tjetrin. Kjo është përgjigjja që skuadrat kanë dhënë karshi arrogancës që ka treguar presidenti i Amerikës, ndërkohë që skuadra e vetme që duket se ka vendosur të mos ndryshojë traditën është Nju Orelans. “Jemi krenarë që nuk frekuentojmë më hotelet e presidentit Tramp”, thonë lojtarët e NBA-së, ndërkohë që kjo tërheqje e skuadrave nga këto hotele i shkakton një humbje prej 20 mijë dollarësh për natë hoteleve.