Shkup, 30 korrik – Në kolumnën e tij të nesërme për gazetën KOHA, me titull “Qeveria”, Nazim Rashidi ka analizuar të gjitha opsionet e mundshme për formimin e shumicës së re parlamentare. Ai u ka kujtuar partive politike disa parime dhe vlera, për të cilat vlerëson se janë lënë në plan të dytë.
“…Por në të gjitha rastet ajo që askush nuk fut në kalkulatorin politik – është baza mbi çfarë parimesh e vlerash do bëhet Qeveria e re. Do kthehem sërish të reflektimet që vijnë nga njerëzit, e ata në vazhdimësi shohin mungesën e përgjegjësisë dhe sidomos veç interesat politike tek partitë dhe diskutimet për krijimin e qeverisë së re. Sa më thellë të futesh, kjo nënkupton individë pa vizion, pa dëshirë për punë, pa sens për zhvillim, pa përgjegjësi, pa turp. Njerëz që duan veç vulën e partisë ta kenë për prapa, parti e cila të jetë në qeveri, e që të realizojnë pangopësinë e tyre. Kalkulimet dhe manovrat për qeverinë nuk habisin më askënd, ato janë të lexueshme, do bëhej dallimi nëse kësaj here përgjegjësia e pushtetit dhe ndaj qytetarëve do merrej parasysh”, shkruan mes tjerash gazetari Nazim Rashidi në kolumën e tij të nesërme në gazetën KOHA.