Blerjet e reja të Paris Saint-Germain e prezantuan veten para bashkëlojtarëve të rinj në hotelin e ekipit këtë fundjavë, me Keylor Navasin që ishte ylli i kësaj ceremonie. Ish-portieri i Real Madridi bëri një vallëzim të frymëzuar nga Daddy Yankee, duke e bërë tërë skuadrën e PSG-së të shpërthejë në të qeshura të pareshtura, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Ata e duartrokiten Navasin në fund të shfaqjes, duke i admiruar lëvizjet dhe sensin e humorit të tij. (koha.mk)
https://twitter.com/i/status/1186179085401313280