Keylor Navas e ka pranuar se ai nuk e kupton pse u detyrua të largohej nga skuadra e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës. Portieri nga Kosta Rika ishte opsioni i dytë për pozitën e trajnerit në Santiago Bernabeu, pas Thibaut Courtois, por gjatë verës ai u transferua në Paris Saint-Germain, me të cilat ka kontratë edhe për katër sezone, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Navas ka arritur të bëhet shumë shpejt heroi në Parc des Princes, përmes disa paraqitjeve mbresëlënëse, përfshirë këtu një paraqitje mbresëlënëse në barazimin me rezultat 2:2 kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve. 32-vjeçari, i cili do ta festojnë ditëlindjen e tij të radhës më 15 dhjetor, ka lënë të kuptohet se ai nuk kishte qenë gati të largohet nga skuadra e “Los Blancos”.
“Ka disa gjëra që ndodhën dhe unë nuk e di pse ndodhën ato, por at thjesht ndodhën”, ka thënë Navas, në një intervistë të dhënë për emisionin televiziv spanjoll, El Chiringuito. “Unë gjithmonë tentoj t’i mbajë gjallë kujtimet e mira. Kam kujtime të mira me Zinedine Zidanen, ai më mbrojti mua shumë dhe unë e kam falënderuar për besimin që ma kishte dhënë”, deklaroi Navas.
Navas ishte transferuar në vitin 2014 në Real Madrid nga Levante, ku i kishte kaluar dy sezonet paraprake. Gjatë pesë vjetëve me Real Madridin, ai luajti në 104 ndeshje të La Ligës.