Moskë, 25 shkurt – Politikani opozitar rus Aleksej Navallni është zhvendosur nga burgu në Moskë, kumtoi sot avokati i tij Vadim Kobzev në Tuiter.
Navallni, kritik i presidentit rus Vlladimir Putin, u arrestua këtë muaj për shkeljen e dispozitave për dënim me kusht, ng gjykimi për mashtrim për të cilën pohon se është kurdisur për motive politike, ndërsa autoritetet i mohojnë konstatimet e tilla.
Ai duhet të jetë në burg pak më shumë se dy vite e gjysmë.