Moskë, 19 prill – Ljubov Sobol, bashkëpunëtorja më e ngushtë e liderit rus opozitar të burgosur Aleksej Navalni, komentoi sot se nuk ka shpresë se mund të merren lajme të mira për shëndetin e shokut të saj, i cili hyri në grevë urie disa javë më parë, lajmëruan mediat britanike.
Sobol tha për radion “Eho e Moskës” se aleatët e Navalnit shpresonin të merrnin informacion në lidhje me shëndetin e tij deri në fund të ditës.
Mjekët kompetent me shëndetin e Aleksej Navalnit thonë se “ai mund të vdesë për disa ditë” nëse nuk i jepet kujdesi i duhur.
Mjekët pretendojnë, sipas Bi-Bi-Si, se zbulimet e fundit në gjakun e Navalnit tregojnë se ai mund të vdesë në çdo moment nga një sulm në zemër ose dështim i veshkave.
Navalni ka qenë në grevë urie për 19 ditë për të marrë trajtim adekuat për dhimbje akute të shpinës dhe mpirje në këmbë.
Ambasadori rus në Britani të Madhe, Andrej Kelin, ka thënë se “Navalni nuk do të lejohet të vdesë në burg, por se ai po sillet si huligan”. Kundërshtari i shquar i Putinit përfundoi në burg në muajin shkurt.
Të katër mjekët që e trajtonin atë në burg, duke përfshirë mjekun e tij personal, Anastasia Vasilieva, i shkruan administratës së burgut duke kërkuar leje menjëherë për të vizituar Navalnin. Mjekët në letër thonë se niveli i kaliumit në gjak i Navalnit është bërë kritik.