Sektori privat ka rol të veçantë në zhvillimin e ekonomisë, ndërsa roli kryesor i qeverive është që ta hapin rrugën për biznesin dhe ta sigurojnë kornizën e domosdoshme ligjore ai bashkëpunim të mundet pa ndërprerë të zhvillohet, kanë porositur kryesuesit e seancës së dytë të Komitetit të Përbashkët sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik dhe industrial midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë, zëvendësministri i Ekonomisë Kire Naumov dhe kolegu i tij Eduard Muricki.
“Në seancë është biseduar për përforcimin e zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ekonomik, ndërsa janë dakorduar për aktivitete në disa segmente si : tregti, investime, NVM, financa, transport dhe TI; energji, industri me lëndë të para minerale, bujqësi, turizëm dhe mjedis jetësor”, kumtoi Ministria e Ekonomisë.
Në pjesën e tregtisë të dyja palët janë pajtuar se vëllimi i këmbimit tregtar i reflekton potencialet reale të të dyja vendeve, ku siç citohet në kumtesë, mund të lavdërohemi për rritje të vazhdueshme. Këmbimi është 157, 2 milion euro në vitin 2017 dhe 186,2 milion euro në vitin 2018, që paraqet rritje prej 18,4 për qind, me çka eksporti është rritur për 22,3 për qind (66,1 milion euro në vitin 2018, ndërsa 54,1 milion euro në vitin 2017). Eksporti në vitin 2017 është 103,1 milionë euro, ndërsa në vitin 2018 është 120.1 milionë euro, ku është realizuar rritje prej 16,4 për qind.
Në sesionin plenar është potencuar rëndësia nga përdorimi i plotë i mundësive ekonomike, tregtare dhe industriale, si dhe nevoja për përforcimin dhe diversifikimin e tregtisë përmes aktiviteteve të ndryshme nga lloji i këmbimit të biznes delegacioneve, forume, vizita tregtare, duke përfshirë asociacionet e biznesit dhe shoqatat afariste nga të dyja vendet.(koha.mk)