Kandidati për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe koalicioni “Jetë në Maqedoni”, Aleksandar Naumoski sot deklaroi se këtë komunë do ta bëjnë të hapur dhe qasëse për të gjithë banorët, por edhe do të përkushtohen tërësisht në zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë lokale dhe sportit me theks të shfrytëzimit të të rinjve dhe ideve të tyre për Gjorçe bashkëkohore.
Së bashku me Qytetin e Shkupit, theksoi, e realizojmë gazifikimin nëpër gjithë komunën, sigurojmë shtëpi të ngrohta për çdo qytetar dhe e zvogëlojmë ndotjen.
“Ndërtojmë ambulancë të re në Deksion, secili meriton shërbim cilësor shëndetësor. Prindërit dhe fëmijët do të kenë dy kopshte të reja, njëra në Deksion e tjetra në Vollkovë, nuk ka më lista të pritjes, secili fëmijë do të përkujdeset në mënyrë adekuate. I rinovojmë shkollat, investojmë tek nxënësit, investojmë tek të rinjtë. Secili vendbanim do të ketë rrjet kanalizimi dhe ujësjellësi, është koha e vërtetë ta braktisim shekullin e kaluar. Ndërtojmë pishinë, e kthejmë ‘Korzon’, investojmë në sport”, tha Naumoski.
Theksoi se Gjorçja mund të bëhet komunë atraktive për të jetuar dhe të ketë jetë për të gjithë. “Për këtë arsye më 15 tetor dilni në numër sa më të madh dhe votoni për numrin 19, votoni për jetë për të rinjtë në Gjorçe Petrov, votoni për jetë për të gjithë, votoni për ardhmëri më të mirë për fëmijët e tanë”, shtoi Naumoski.