Ka pak kohë që merret me muzikë, djaloshi nga Tetova ka realizuar disa projekte. Senat Havziu i prezantuar në publik me emrin e artit Natuzi i këndon rrymës rap&hip-hop, ndërsa vjen në një bisedë të shkurtër për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar disa detaje mbi punën e tij.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Prej nga të erdhi inspirimi të merresh me muzikë?
Inspirimin e mora në rrugë, por më shumë edhe shkolla, sepse kam të kryer shkollën e mesme të muzikës.
KOHA: Çfarë zhanri të muzikës dëgjoni për qejfin tuaj?
Më shumë dëgjoj muzikë rap hip-hop.
KOHA: A keni projekt për të ardhmen e afërt, nëse po a keni bashkëpunim në projekt?
Kam shumë projekte, por ndonjëherë më shumë vlen koha se sa je i lirë, por do ketë shumë sidomos gjatë këtij viti.
KOHA: Keni hedhur disa projekte e si i ri shiheni me mjaft perspektivë nga publiku, cilat janë planet tuaja?
Planet e mia janë të punoj sa më shumë derisa të arrijë në majë.
KOHA: Një reper duhet të jetë i sprovuar në jetën e rrugës, madje edhe t’i rrezikohet jeta. Ti ke kaluar peripeci, para se t’i hyje muzikës?
Po kam kaluar edhe unë do faza që nuk ishin të lehta, por asgjë nuk mund të më ndal.
KOHA: Para se të performosh në një koncert, cilën pije e preferoni?
Coca cola më shumë!