NATO sjellë më shumë investime dhe turistë

8

Shkup, 27 shtator – Hyrja në NATO do të thotë siguri më e madhe për turistin botëror, si dhe investime të përforcuara në infrastrukturën turistike, ndërsa me dyert e hapura drejt Evropës qëllimet tona ambicioze mund të bëhen realitet për një kohë shumë të shkurtër, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në manifestimin me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.
Bekteshi përmendi se Maqedonia vitin e kaluar e ka realizuar qëllimin e paraparë – një milion turistë dhe mbi tre milionë bujtje.

“Nuk ndalemi këtu sepse qëllimet tona janë shumë më ambiciozë, Maqedonia të jetë në hartën e vendeve më të rëndësishme turistike eksportuese në rajon, Evropë dhe më gjerë”, tha ministri. Sipas tij, potenciali i turizmit është i madh vetëm duhet të shfrytëzohet, ndërsa për këtë nevojitet që bashkërisht të veprojnë të gjitha palët e prekura.

Statistika tregon se në katër muajt e parë të këtij viti turizmi i Maqedonisë shënon 26,5 për qind rritje nga derdhja e realizuar devizore.
Drejtori i Agjencisë për Zhvillim dhe Mbështetje të Turizmit Lupço Janevski vlerësoi se vendi në vit nga sektori i turizmit mund të realizojë derdhje devizore prej 380 deri në 400 milionë dollarë.
Në ngjarjen në Klubin e deputetëve ishin ndarë edhe mirënjohje të hoteleve më të suksesshme për turizmin urban dhe rural, si dhe spa-qendrat.

Comments are closed.