Shkup, 15 prill – Pas gjitha analizave krahasuese që mund t’i nxjerrim në atë temë, nuk mund të shohë se ekziston organizatë tjetër, në ndonjë rajon tjetër të botës, e cila ofron parakushte më të mira për zhvillim të kësaj shoqërie specifike në Republikën e Maqedonisë, thotë koordinatori kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski, në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.
Ai thekson se Maqedonia tani është më afër hyrjes në Aleancën se sa para 10 viteve para samitit në Bukuresht në vitin 2008. “Unë jam një nga ata pjesëmarrës të njohur të atij samiti të vitit 2008 dhe përafrisht e di atmosferën e cila mbretëronte brenda delegacionit të Maqedonisë dhe nga aspekti i një njeriu i cili atëherë ishte i punësuar në Kabinetin e Presidentit të Maqedonisë dhe ishte afër kontestit kryesor i cili edhe atëherë por edhe tash na shpien ose na largojnë nga Aleanca. Mendoj se edhe brenda atmosfera është më ndryshe, faktorët kyç kanë pritje më të mëdha nga ajo se mund të lind diçka pozitive nga procesi i bisedimeve”, thotë Pendarovski në intervistën.
Në pyetjen se çka nëse nuk përfundon problemi për emrin dhe cila do të ishte në atë rast alternativa, Pendarovski thotë se do të vazhdojë të bisedohet sepse, siçthekson, Maqedonia nuk ka alternativë më të mirë se integrimi në BE dhe në NATO. Në përgjithësi, thotë ai, edhe kur nuk kam qenë në pushtet, kur kam qenë në opozitë, edhe si profesor edhe si qytetar i këtij vendi, me të vërtetë nuk mund të shoh, pas të gjitha analizave komparative që mund t’i nxjerrim nga ajo temë, nuk mund të shoh se ekziston organizatë tjetër, në ndonjë rajon tjetër të botës, që ofron parakushte më të mira për zhvillim të kësaj shoqërie specifike në Republikën e Maqedonisë dhe posaçërisht rajoni specifik, edhe nga aspekti i sigurisë nëse dëshironi, me një ambient mjaft jostabil me vite prapa.
Ai flet edhe për reagimin e Rusisë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe me atë rast thekson se formulimet me të cilat del kohë pas kohe MPJ-ja ruse përmbajnë retorikë e cila nuk ndihmon që të përmirësohen marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.