Bruksel, 3 janar – NATO nuk e konfirmon informatën e djeshme të publikuar në gazetën greke “Katimerini” se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një letre ka kërkuar që procesi rreth Marrëveshjes së Prespës të përfundojë deri më 15 shkurt, ka porositur për MIA, përmes një shkrese përfaqësues zyrtar i Aleancës.
“NATO qartë e ka vënë në dijeni se e përshëndet Marrëveshjen e Prespës dhe se e Athinës dhe Shkupit është ta implementojnë marrëveshjen. Nuk i komentojmë shkrimet e sekretarit të përgjithshëm, por më lejoni të përsëris se NATO nuk luan rol në implementimin e Marrëveshjes së Prespës që kryesisht varet nga Shkupi dhe Athina”, ka deklaruar për MIA, përfaqësuesi i Aleancës.
MIA dje transmetoi informacionet e “Katimerinit” grek sipas së cilës “NATO pret proces më të shpejt të mundshëm” dhe se “ekziston letër e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili pret përfundimin e proceseve në tërësi në dy kryeqytetet deri më 15 shkurt 2019”.
“NATO nuk e konfirmon letrën, as edhe përmbajtjen e saj”, ka porositur ky përfaqësues për MIA.