NATO, kur do të merret me kufijtë Kosovë – Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e kësaj aleance ndaj lëvizjes së mundshme kufijve Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se NATO’ja do të merrej me kufijtë vetëm nëse këto dy vende do të bënin ndonjë lëvizje.

“E kemi parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO -ja është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, ka thënë ai për televizionin publik të Serbisë.