Shkaku i përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, NATO-ja ka tërhequr disa trajnues ushtarakë që kanë punuar me ushtarët irakianë në luftën kundër ISIS-it.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se stërvitjet në Irak janë anuluar përkohësisht.
Për shkaqe sigurie, aleanca ka deklaruar se ka marrë masa të përkohshme – përfshirë ripozicionimin e personelit brenda dhe jashtë Irakut.
NATO-ja, që ka stërvitur ushtarët irakianë që prej vitit 2018, do të vazhdojë të jetë prezent në këtë vend.
Rreth 500 ushtarë të NATO-s janë në këtë shtet dhe shumica prej tyre janë tërhequr nga Bagdadi me helikopter.