Bruksel, 11 shkurt – NATO-ja pret që në pranverë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtarja e Aleancës. Këtë e deklaroi sot përfaqësuesja e SHBA-së në NATO, Bejli Haçinson në brifingun në Bruksel.
Theksoi se Protokolli ende nuk është ratifikuar në Spanjë, ku para pak kohe u formua Qeveria.
“Mendoj se deri në verë flamuri i Maqedonisë së Veriut do të jetë pranë 29 flamujve të tjerë. Do të jemi të lumtur në pranverë ta përshëndesim Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ajo në brifing.
Sipas saj, shteti ka përfunduar një punë të madhe duke zbatuar reforma të nevojshme që t’u përgjigjet kërkesave të NATO-s.