NATO-ja i rekomandoi kushtet për pranim, Maqedonia ka 18 muaj për realizim

2

Shkup, 21 gusht  – Reformat në gjyqësor, zbatimi i procedurave të brendshme lidhur me marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin, duke siguruar përgjegjësi më të madhe dhe mbikëqyrje adekuate të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë, duke kontrolluar procedurat e brendshme për dërgimin e forcave të armatosura jashtë vendit … janë pjesë e udhëzimeve që Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka marrë nga NATO, të cilat duhet të përmbushen gjatë një periudhe prej 18 muajsh.

Ministritë, në koordinim me Qeverinë, do të duhet të përmbushin një numër kushtesh ekonomike, politike, sigurie dhe gjyqësore, të cilat duhet të realizohen deri në fund të prillit të vitit 2020.

Në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, midis kushteve që Maqedonia duhet që t’i realizojë, janë theksuar kushte të shumta në fushën e mbrojtjes dhe armatës.  Ndër të tjera, theksohet nevoja për tu siguruar që nuk ka kufizime kushtetuese dhe ligjore që mund të pengojnë operacionet e mbrojtjes kolektive, për tu siguruar që të gjitha udhëzimet strategjike për zhvillimin, transformimin dhe funksionimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes dhe aftësitë janë në përputhje me anëtarësimin në të ardhmen në NATO.

Si një prej kushteve të NATO-s  është se Ministria e Mbrojtjes duhet që të fillojë me zbatimin e planeve për rikonstruksionin dhe modernizimin e forcave të armatosura me qëllim arritjen e kapaciteteve të planifikuara ushtarake dhe zhvillimin e  forcave më të afta dhe më të qëndrueshme  të afta që të kontribuojnë në misionet e Aleancës. Kërkohet ruajtja e nivelit të shpenzimeve për mbrojtjen që është i mjaftueshëm për përkrahjen e ristrukturimit dhe modernizimit të forcave të armatosura, që do të mundësojnë kontribut më efektiv në Aleancë.

Bisedimet midis Maqedonisë dhe NATO-s priten që të fillojnë muajin e ardhshëm, ndërsa është e mundur që të zgjatin deri në prill të vitit 2020, kur pritet finalizimi, përmes ratifikimit nga ana e vendeve anëtare dhe Maqedonisë.

Comments are closed.