Bruksel, 4 dhjetor – Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s në takimin e ardhshëm dyditor do ta përshëndesin progresin e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë dhe do t’i shprehin mbështetje Ukrainës, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg.
“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, por anëtaret e Paktit do të vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje dhe ndihmë të fuqishme politike për modernizimin e Armatës ukrainase; deklaroi Stoltenberg.
para fillimit të sotëm të takimit ministror, Stoltenberg edhe një herë i bëri thirrje Rusisë t’i lirojë marinarët dhe anijet ukrainase, që i ka mbajtur më 25 nëntor në afërsi të Krimesë.
Ai theksoi se NATO-ja është e shqetësuar për shkak të zhvillimit të sistemit të ri raketor rus dhe shkeljen e Marrëveshjes për heqjen e raketave me veprim të mesëm dhe të shkurtër nga Evropa.
Stoltenberg theksoi se ministrat në takimin e ardhshëm do t’i shprehim edhe mbështetje të fuqishme Gjeorgjisë dhe do t’i mbështesin përpjekjet për negociatave paqësore midis Qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve.