Bruksel, 7 shkurt – NATO-ja do të mund ta përdorë temin “gjuha maqedonase” pasi do të përfundojnë të gjitha procedurat e lidhura për Marrëveshjen e Prespës.
Pasi që një pjesë e opinionit në Maqedoni reagoi që dje, për herë të parë, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit aderues për në NATO, Aleanca nuk e përdori fjalën “gjuhë maqedonase” në faqen e saj të internetit, edhe krahas kësaj që gjithmonë deri tani e ka përdorë, një burim i lartë në NATO për MIA-n sqaroi “pasi që Marrëveshja e Prespës të implementohet plotësisht do të ketë mundësi ta përdorim temin “gjuha maqedonase”.
Jozyrtarisht, këtë radhë ka pasur presion të veçantë nga pala greke të mos përdoret termi në faqen e internetit vetëm në atë ditë, për shkak të ndjeshmërisë së procesit të ratifikimit të Protokollit të NATO-s për Maqedoninë, i cili duhet të përfundojë nesër në Parlamentin grek. NATO-ja, thonë, bën gjithçka të mos shkaktojë reagime të ashpra nga cilado qoftë palë dhe mos ta vërë në rrezik procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.
Pasi do të përfundojë procesi, NATO-ja do të kthehet në praktikën e rregullt për përdorimin e fjalës gjuhë maqedonase, konform Marrëveshjes së Prespës dhe praktikës së deritanishme, thonë për Mia-n nga NATO-ja. (koha.mk)