Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s duhet të përgatiten për përfundimin e planifikuar të një marrëveshjeje bërthamore midis Rusisë dhe SHBA, e cila ka qenë një gur themeli i arkitekturës europiane të sigurisë për tre dekadat e fundit, transmeton atsh raportimet.
Traktati i Forcave Bërthamore (INF), nënshkruar nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, ndalon lëshimin në terren të raketave nukleare në një distancë prej 500 deri në 5 500 kilometra.
Uashingtoni, i mbështetur nga aleatët e tij në NATO, akuzon Moskën për shkelje të marrëveshjes.
Ai i ka vendosur afat Rusisë deri më 2 gusht për përmbushjen, përndryshe traktati nuk do të ketë më vlerë.
Rusia hodhi poshtë akuzën dhe shpalli synimin e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja.
”Përpjekjet janë ende të fokusuara për respektimin nga ana e Rusisë’’, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Megjithatë, takimet e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel në bisedimet dyditore do të përgatisin hapa të mundshme për t’u ndërmarrë nëse Rusia do të vazhdojë me shkeljet./DPA