Me rastin e hapjes së qendrës së re në Kuvajt, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot bëri thirrje për përforcim të bashkëpunimit me Gjirin Persik. “Kjo do të jetë qendër e rëndësishme për bashkëpunim midis Aleancës dhe partnerëve tani të Gjirit”, tha Stoltenberg në hapjen e qendrës në prezencën e kryeministrit të Kuvajtit, Sheiku Jaber Mubarak Al-Sabah. Qendra është hapur edhe për shkak të Iniciativës së Stambollit për bashkëpunim, të cilën NATO-ja e miratoi në Samitin në vitin 2004 dhe pjesëtarë të së cilës janë Kuvajti, Katari, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arabia saudite dhe Omani edhe pse i përkasin Gjirit Persik planifikojnë madje tani t’i bashkangjiten iniciativës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, sheiku Saba Kaled al Saba tha se rajoni po ballafaqohet me sfida serioze, të cilat kërkojnë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare. “Ne po ballafaqohemi me probleme të përbashkëta, siç janë terrorizmi, rritja e numrit të armëve dhe kiber sulmet. Gjithashtu i ndajmë tendencat drejt paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Stoltenberg. Ai theksoi se NATO vitin e kaluar ka realizuar trajnim të qindra oficerëve irakianë në Jordan, me qëllim të luftës më efikase kundër shteteve arabe. “Kjo qendër do ta përforcojë bashkëpunimin ushtarak midis Aleancës dhe Gjirit në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai. Qendra do t’u ndihmojë shteteve nga Gjiri Persik me trajnime në sferën e kiber sigurisë, sigurisë energjetike, armatimit kimik, biologjik dhe bërthamor.