Bruksel, 12 shkurt – Ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare në NATO u dakorduan ta forcojnë misionin e Aleancës në Irak në koordinim me Bagdadin, deklaroi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Ai më parë kumtoi se organizata planifikon ta rindërtojë programin për trajnim të ushtrisë, nëse këtë e kërkon Iraku. Sipas tij, Aleanca është konsultuar me qeverinë e Irakut, përfshirë edhe në nivelin e kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe presidentit.
“NATO është duke e rritur luftën e vet kundër terrorizmit ndërkombëtar,” shkroi Stoltenberg në Tuiter. Ai shtoi se ministrat e Mbrojtjes ranë dakord ta rinovojnë misionin e trajnimit në Irak në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me qeverinë e Irakut. Trajnimi u ndërpre në janar, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasim Sulejmani. Parlamenti i Irakut ka sjellë vendim të tërhiqen të gjitha trupat e huaja. Më vonë Bagdadi kumtoi se forma e re e bashkëpunimit me NATO-n duhet të jetë e llojit që e respekton sovranitetin e Irakut.(koha.mk)