Bruksel, 22 dhjetor – NATO-ja miratoi një fond me vlerë prej 390 milionë dollarësh për zbatimin e planit për përkrahje të forcave afgane. Plani ka parashikuar financimin e më shumë se 37 projekteve për ushtrinë afgane, duke përfshirë paga dhe nxitje financiare dhe përkrahje logjistike, ndërsa i ka mbuluar edhe nevojat mjekësore dhe trajnimet. Në Samitin në Varshavë në korrik, aleatët e NATO-s vendosën që ta vazhdojnë misionin “Përkrahje vendimtare” dhe konfirmuan se do t’i financojnë forcat e armatosura amerikane deri në vitin 2020.