National Geographic pranon se ka publikuar përmbajtje raciste

National Geographic pranoi se në të kaluarën publikimet e kësaj reviste kanë qenë raciste me ç’rast numri i botimit të revistës në prill të këtij viti ia kushtoi çështjes së racizmit. Kryeredaktorja e revistës Susan Goldberg deklaroi se revista për vite të tëra ka bërë publikime raciste.

Në numrin e botimit të revistës në muajin prill, Goldberg publikoi një shkrim me titullin “Vite të tëra kemi bërë publikime raciste. Duhet ta pranojmë këtë”. Nëse shikohet në të kaluarën, Goldberg thotë se revista ka patur një formë të tregimit të tregimeve të cilën sot assesi nuk do ta bënte. Ajo ka bërë të ditur se hulumtuesi i historisë së fotografisë nga Universiteti Virginia, John Edwin Mason është duke i shqyrtuar publikimet e kësaj reviste të themeluar në vitin 1888, deri në ato të viteve 1970.

Deri në vitet 1970 Goldberg thotë se njerëzit me ngjyrë të cilët jetonin në SHBA janë injoruar dhe se këta njerëz në fotografi janë treguar si ekzotikë, zakonisht pa rroba, gjuetarë të lumtur dhe si egërsira të shenjta. Ndërsa kreu i Qendrës së Inovacionit të kësaj reviste Prof. Sami Hüsni thekson rëndësinë e asaj që kjo revistë e cila arrin tek 30 milionë njerëz në botë, tanimë të mos bëjë më publikime të tilla.

Ai thotë se mund të kërkohet falje për të kaluarën duke dhënë më shumë hapësirë në revistë për autorë dhe fotografë, pjesëtarë të pakicave.