Shkup, 3 janar – Gjatë ndërrimit të vitit, respektivisht nga 31 dhjetori i vitit që lamë, e deri më 2 janar të këtij viti, në Trubarevë, nga një objekt i NP ”Hekurudhat e Maqedonisë”, janë vjedhur pajisje metalike.
Bëhet fjalë për 10 pajisje për bashkëngjitje të vagonëve, si edhe 18 shtylla metalike, me çka ndërmarrja është dëmtuar me afër 10 mijë euro. Janë ndërmarrë masat për të gjetur përgjegjësit e kësaj vjedhje dhe për ndriçimin e plotë të rastit.