Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë ka prezantuar raportin vjetor të monitorimit të gjykimeve të lidhura me konfliktin në Kosovë gjatë vitit 2018.
Sipas këtij raporti të prezantuar nga Natasha Kandiq, gjatë vitit të kaluar janë ngritur dy aktakuza për krime kundër popullatës cilivile: njëra nga ana e prokurorit ndërkombëtar dhe e dyta nga prokurorja speciale vendore, njofton Klan Kosova.
Në të njëjtën periudhë sipas Fondit, janë shqiptuar edhe katër aktgjykime të shkallës së parë për krime të luftës, hetime të filluara në vitet e kaluara. Dy aktgjykime ekskluzivisht janë nxjerrë nga panelet ndërkombëtare, kurse dy të tjera janë nga panelet shqyrtuese të përbëra vetëm nga gjyqtarët vendorë.
Kandiq ka thënë se “është pak kjo çka po bëhet në lidhje me ndjekjen e krimeve të luftës”, përderisa ka ftuar të rinjtë në Kosovë dhe Serbi që të nisin pajtimin, duke u përballur me të kaluarën.