Numri i foshnjave të lindura në Gjermani në vitin 2016 është më i larti në 20 vjet, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.
Sipas tyre, në Gjermani kanë lindur 792,131 foshnje më 2016.
Ky është niveli më i lartë i lindjeve qysh në vitin 1996.
“Ky zhvillim ndodh kryesisht për shkak të faktit se gratë e moshës 30 deri në 37 vjeçe kanë më shumë fëmijë”, tha Zyra Federale e Statistikave.
Megjithatë, rritja e nataliteit nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë.
Ndërsa në perëndim numri i lindjeve u rrit me 8 përqind, në lindje ai ra për 4 përqind.