Moti për natën e Vitit të Ri do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me erë të dobët deri mesatare veriore me temperatura prej -10 deri -2 gradë. Mëngjesi i fundit në vitin 2016 çdokund në Maqeodni do të jetë i ftohtë me temperatura nën zero, të cilat në viset më të larta dhe në male do të zbresin edhe deri -15 gradë. Maksimalja do të lëvizë nesër prej -3 deri 5 gradë. Të dielën, përkatësisht mëngjesin e aprë të Vitit të Ri temperatura do të lëvizë prej -13 deri -4 gradë. E ditës do të arrijë prej 2 deri 8 gradë.