Edhe portierët qoftë të futbollit, qoftë të hendbollit, luajtën rolin e tyre në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit (1991-1999).
Naser Prapashtica edhe pse shumë i ri atëkohë, ka qenë prej portierëve më shumë perspektiv dhe që dha shumë për futbollin, që besa ishte jashtëzakonisht i vlerësuar.
Ai me një mijëra sportistë nuk u ndalen asnjëherë, iu kundërvunë okupatorit serb. Sakrifikuan dhe mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi, përkundër presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb.
Praprashtica i takon Gjeneratës së Republikës, i cili sot është trajner i portierëve dhe ndihet krenar që sot futbolli ynë është në rrugën më të mirë.