Gjykata në BeH ka shpallur të pafajshëm edhe bashkëluftëtarin e tij Sabuhudin Muhic, njoftojnë mediet e BeH-së.
Në vendimin e shkallës së dytë, i cili edhe është i plotfuqishëm, komandanti i forcave të armatosura të BeH-së gjatë kohës së luftës Naser Oric është shpallur i pafajshëm për krime luftë, transmeton GazetaMetro.net.
Gjykata në BeH ka shpallur të pafajshëm edhe bashkëluftëtarin e tij Sabuhudin Muhic, njoftojnë mediet e BeH-së.
Para shqiptimit të aktgjykimit, para gjykatës janë tubuar anëtarë të shumtë të shoqatave të viktimave e bashkëluftëtarë të cilët e kanë mbështetur Oricin e Muhici. Në transparentët të cilat i mbanin shkruante: “Hero, jo kriminel”
Oric është arrestuar në Bernë më 10 qershor të vitit 2015 sipas fletarrestit të Serbisë, me akuzë se ka bërë krime ndaj të burgosurve serbë të luftës. Ai është arrestuar në rrugë për në Zvicër, ku duhej të merrte pjesë në 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në vend se në Beograd, ai është dorëzuar në Sarajevë.