Nasa ka zbuluar tri planete të reja – përfshirë njërin që ishte i atij soji që nuk është parë në sistemin tonë solar deri më tash.
Planeti misterioz, i njohur si TOI0270, ishte “lidhja e munguar” dhe i atillë që mund të jetë dhuratë e madhe për hulumtuesit që janë vënë në kërkim të botëve aliene, kanë thënë ata.
Të tre këta planetë po orbitojnë rreth një ylli që është vetëm 73 vjet dritë larg nesh. Kjo i bën këta planetë mes eksoplanetëve më të afërt të gjetur ndonjëherë, po ashtu edhe ndër më të voglit, që iu jep astronomëve një mundësi shumë të mirë për t’i parë.
Ato u zbuluan nga hulumtuesit që përdorën Satelitët e Nasa-s.
TOI-270 është një super-Tokë e gurtë, që është vetëm pak më e madhe se planeti ynë. Kjo e bën atë “lidhjen e munguar” – që qëndronte mes botëve të gurta e të vogla, të ngjashme me Tokën apo Marsin, dhe të planetëve shumë të mëdha me gaz të tillë si Saturni dhe Jupiteri.