NASA: Zbulimi i fosfinës në Venera është “ngjarja më e rëndësishme” deri më tani

78

Uashington, 15 shtator – Shkencëtarët amerikanë dhe britanikë zbuluan se në shtresat e larta të atmosferës në Venera ka fosfinë (gaz të cilin e lëshojnë disa organizma të gjallë), me çka tregohet në mundësinë nga ekzistimit i jetës jashtë Tokës.

“Jetë në Venera? Zbulimet e fosfinës, nënprodukt i biologjisë anaerobe është një prej ngjarjeve më të rëndësishme që çon drejt konkludimit për jetë jashtëtokësore”, theksoi Xhim Brajdenstajn, drejtor i Agjencisë kombëtare aeronautike dhe hapësinore (NASA).

Në kushte normale në Tokë, fosfina e izoluar si substancë paraqet gaz të tejdukshëm helmues dhe këtu ai prodhohet nga anaerobë ose mikroorganizma të cilët nuk përdorin oksigjen. Në Tokë organizma të tillë janë disa lloje baktere, kërpudha, alga, krimba.

Venera është planeti i dytë nga Dielli dhe është më afër Tokës në krahasim me planetet tjera. Gjithashtu, në krahasim me planetet tjera, ajo sillet në anën e kundërt të boshtit të saj dhe shumë ngadalë, që do të thotë Dielli atje lind në perëndim dhe perëndon në lindje, ndërsa në ditë në Venera zgjatë 243 ditë dimërore.

Atmosfera në Venera përbëhet kryesisht nga dyoksidi i karbonit dhe azoti. Sipërfaqja e planetit tërësisht është e mbuluar me re shumë të dendura që përbëhen nga pika acid sulfurik.

Comments are closed.