Shkenca e shekullit 20 e ka konsideruar planetin Venera si një ‘tokë të mrekullive’, me temperatura të ngrohta, fusha e madje edhe me ekzistencë të dinozaurëve.
Mirëpo sot ky planet është më pak i pëlqyeshëm për ‘turistët’ e hapësirës.
Pavarësisht këtyre, NASA është duke punuar në një mision që ka të bëjë pikërisht me planetin e Venerës, të cilin e ka quajtur HAVOC, transmeton gazetametro.net.
Ky mision ka të bëjë me udhëtimin e njerëzve drejtë planetit, e madje edhe qëndrimit atje.
Por si është një mision i tillë i mundur? Temperatura në sipërfaqën e planetit janë rreth 460 gradë celcius.
Fatmirësisht, ideja e NASA’s nuk është për t’i vendosur njerëzit në sipërfaqe, por për të qëndruar në atmosferën e planetit, si bazë për eksplorim.
Në plan është që të përdoren ‘anije-fluturese’, në të cilat njerëzit mund të qëndrojnë.Ndryshe, deri tani planeti Mars konsiderohet me klimën më të përshtatshme, për të jetuar gjallesat.