Uashington, 3 dhjetor – Objekti misterioz që po rrotullohet rreth Tokës nuk është asteroid, por raketë e vjetër 54 vjet, konfirmuan sot astronomët e NASA-s.
Objekti, i cili ishte vërejtur me teleskop në Havaje, ka konfirmuar se bëhet fjalë për raketë, njoftoi laboratori i NASA-s nga Pasadena në Kaliforni.
Kur ishte zbuluar në shtator, besohej se objekti është asteroid, megjithatë, një nga ekspertët kryesorë të NASA-s, Poll Çodas, shpejtë dyshoi se bëhet fjalë për raketë Kentaur nga misioni Sarvejor 2 (Surveyor 2), i cili ishte shpallur si i pasuksesshëm në vitin 1966, pasi nuk arriti të aterrojë në Hënë.
Kentauri është i gjatë dhjetë metra dhe me diametër prej tre metrash.
Pohimi i Çodas u tregua si i saktë kur një ekip i Universitetit në Arizonë, i kryesuar nga Uishni Redi, shfrytëzonte teleskop infra të kuq nga Havai që ta shikojë mjetin misterioz dhe të shohë se bëhet fjalë për Kentaur nga misioni në vitin 1971.
Kentauri orbiton rreth 50.000 kilometra nga toka, do ta lëshojë orbitën në mars dhe do të kthehet të rrotullohet rreth Diellit, ndërsa kthimi i tij i ardhshëm parashihet në vitin 2036.