Në qershor të këtij viti, NASA do të ndezë motorët e anijeve të saj kozmike për të hedhur në orbitën e Tokës satelitin që peshon vetëm 64 gram. Kjo është pesha e atij që konsiderohet sateliti më i vogël i ndërtuar ndonjëherë, njofton TopChannel. Objekti është vepër e 18 vjeçarit indian, Rifath Shaarook dhe është i printuar në 3D dhe me fibra karboni. Me t’u futur në orbitën e planetit tonë, ky satelit do të masë shpejtësinë e rrotullimit të Tokës dhe magnetosferën e saj.