Hjuston, 13 shkurt – NASA kumtoi se është në gjurmim të planit, konceptit dhe konstruktorit për automjet të terrenit që do të dërgohet në Hënë.
“Agjencia e gjithësisë është në gjurmim të konceptit për sistem robotik lëvizës përmes të cilit mund të barten instrumente në Hënë, në dobi të hulumtimeve shkencore në territorin e saj, përfshirë edhe rajone jashtë qasjes së njeriut, siç është Poli i Veriut (i Hënës)”, thuhet në kumtesë.
Afati për paraqitje në konkurs është 6 marsi, ndërsa disa ditë më vonë do të kumtohet se cili konstruktor e ka propozimin më të volitshëm për automjetin.
“Kërkojmë oferta nga industria automobilistike, për automjete të terrenit, për elektromobilë, por edhe industria kozmike nuk është përjashtuar. Kërkojmë rover për në Hënë, që do të jetë elektrik, vetëdrejtues dhe rezistent ndaj ambientit ekstrem”, theksoi Marshall Smith, udhëheqës i programit për misionin e ardhshëm në Hënë i cili do të përfshijë ekuipazh njerëzor.
Lëvizja më e përsosur në Hënë është pjesë e programit Artemis, realizimi i të cilit është paraparë deri në vitin 2040.(koha.mk)