NASA do të lansojë rover në Mars

17

Hjuston, 30 korrik – NASA sot do të lansojë rover të gjeneratës së re “Këmbëngulje” (Perseverance) në Mars, që do të eksplorojë gjurmët e jetës së dikurshme eventuale.

Lansimi do të zhvillohet nga Kejp Kanaverll, Floridë në orën 7 e 50 minuta sipas orës lokale, ndërsa roveri do të arrijë në Mars, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

“Kjo është hera e nëntë që zbarkojmë në Mars, kemi përvojë”, deklaroi Xhim Bridenstajn nga NASA.

Misioni do të kushtojë 2,4 miliardë dollarë.

Comments are closed.