Gjërat thuhen me nënkuptime, njerëzit shfaqen personalitete të ndryshme e mendojnë se janë qendra e botës! Ka shumë tipare të personalitetit që përcaktojnë “thelbin e dikujt” dhe nga këto të fundit mund të diagnostikohen shumë çrregullime mendore si ajo e narcisizmit. Në përgjithësi, këta njerëz kanë një ndjenjë të deformuar të vetë-imazhit, kanë mungesë të ndjeshmërisë dhe nevojë të vazhdueshme për admirim.
Siç përshkruhet dhe në American Psychiatric Association’s Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, Fifth Edition (DSM-5) mund të vuani nga ky çrregullim i lehtë mendor nëse nga karakteristikat e mëposhtme posedoni të paktën 5 prej tyre.
Një ndjenjë madhore të vetërëndësisë
Idealizoni gjithçka tuajën dhe shisni çdo arritje tuajen si një sukses të paarritshëm nga të tjerët!
Besimi se jeni të veçantë dhe unik ju bën të mendoni se të tjerët rreth jush vlejnë më pak se ju!
Keni nevojë për admirim të tepruar
Sjellje ndërpersonale shfrytëzuese
Mungesa e ndjeshmërisë
Zili ndaj të tjerëve ose një besim se të tjerët janë ziliqar për sukseset tuaja
Një demonstrim i sjelljeve dhe qëndrimeve arrogante.
Narcisizmi përcaktohet si çrregullim i shëndetit mendor që mund të diagnostikohet vetëm nga një mjek i licencuar dhe i trajnuar posaçërisht. Megjithatë ne të gjithë kemi disa tipare narcisiste të personalitetit tone, por kjo nuk do të thotë që ne të gjithë kemi një çrregullim mendor. LIVING