Narcistët përdorin shumë pak mendimin kritik, pra bashkësia e të gjithë proceseve mendore që janë të rëndësishme për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime të qëndrueshme.
Pra, pavarësisht idesë së tyre të madhështisë, që e cilësojnë veten si mendimtarë inteligjentë dhe kritikë të pakrahasueshëm, shkenca zbulon se në të vërtetë është e kundërta. Ata kanë shumë më pak mundësi të përdorin strategji të rëndësishme të mendimit për zgjidhjen e problemeve. Pra posedojnë aftësi konjitive shumë më të dobëta. Psikologjia njeh dy lloje narcistësh, madhështorin dhe atë vulnerabël.
Sipas autorëve të studimit në fjalë, në të dyja rastet, ndjesia e vetëpëlqimit dhe vetëvlerësimit nuk përputhet asnjëherë pozitivisht me procese të rëndësishme në aspektin e mendimit dhe aftësisë për të reflektuar.