Napoli është duke e bërë lëvizjen përfundimtare për transferimin e James Rodriguez nga Real Madridi. Drejtori sportiv i skuadrës italiane, Cristiano Giuntoli dhe agjenti i kolumbianit, Jorge Mendez, tashmë ndodhen në Spanjë për t’u takuar me Florentino Perezin. Sipas Sky Sport Italia, James Rodriguez është duke u kërkuar edhe nga Atletico Madridi, mirëpo lojtari ka vendosur të ribashkohet me Carlo Ancelottin.
Në mes tjerash, mediumi italian raporton se në marrëveshje mund të jetë edhe opsioni i huazimit të James Rodriguez me të drejt blerje të kartonit në fund të sezonit 2019/20.