Napoli mposhti Liverpoolin

Napoli ka fituar derbin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, për ta bërë edhe më interesante luftën për të kaluar fazën e grupeve. 1 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Skuadra e Ancelottit e dominoi plotësisht takimin e sotëm, por golin e arriti tek në minutën e 90. Ishte Insigne ai që shënoi golin e fitores pas asistimit nga Callejoni.

Në Grupin A skuadra e Napolit është lider me katër pikë. Liverpooli në vendin e dytë ka 3 pikë, po aq sa PSG-ja në vendin e tretë. E në vendin e fundit është Crvena Zvezda me një pikë.