Napoli mposht Juven dhe i jep fund “agjërimit” në San Paolo

Napoli ka marrë tri pikë të arta në ‘San Paolo’, duke e mposhtur liderin e Serie A, Juventusin. Të besuarit e Gennaro Gattusos triumfuan 2-1 ndaj atyre të Maurizio Sarrit.

Piotr Zielinski shënoi për 1-0 në minutën e 63-të, për t’i shokuar mysafirët. Derisa Juve po kërkonte golin e barazimit, Insigne gjeti edhe golin e dytë për vendasit , në minutën e 86-të.

Krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutat shtesë, që i dha [pak zemër ‘Zonjës së Vjetër’, por nuk kishte më kohë edhe për një tjetër gol.

Kështu, pas kësaj humbje, Juve mbetet në kuotën e 51 pikëve, tri më shumë se Interi, kurse Napoli është ngjitur në pozitën e 12 me 27 pikë.